Ora News - Fier, babë e bir kapen me kanabis, e kishin fshehur në banesë

  • 5 years ago
#oranews

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi në banesën e tyre u gjet një sasi prej 31 kg kanabis.

Policia thotë se falë bashkëpunimit me qytetarët si dhe punës së mirëorganizuar, u finalizua me sukses operacioni antidrogë i koduar "Lënginas".

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit B.G, 51 vjeç dhe djali i tij A.G, 27 vjeç, banues në Patos.

"Në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis", sqaroi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fier-babe-e-bir-kapen-me-kanabis-e-kishin-fshehur-ne-banese


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz