Report TV - Aksion blic në Vlorë, zbulohet drogë dhe armë, shoqërohet një person

  • 6 years ago
VLORE-Policia e qytetit bregdetar prej mëngjesit të sotëm vijon një aksion në lagjen Partizani pranë spitalit. Nga të dhënat e para të Report Tv mësohet se gjatë kontrollit të banesave është gjetur armë dhe drogë, ndërsa një person është shoqëruar.

Burime nga policia e Vlorës kanë saktësuar se në një banesë tre katëshe janë sekuestruar 50 kg kanabis. Në javët e fundit policia e shtetit ka zhvilluar disa aksione për drogë, armë dhe persona në kërkim në disa qytete nga Shkodra, Elbasani, Kruja dhe së fundmi në Vlorë dhe Divjakë.

Recommended