Report TV - Dhunoi dhe kanosi gruan me armë, pranga 38-vjeçarit

  • 8 years ago
TIRANE - Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet për dhunimin dhe kanosjen e bashkëshortes së tij I. M. Ka qenë kjo e fundit që ka lajmëruar forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar krimin në familje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 kanë arrestuar 38-vjeçarin Gjoleka M, të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë me një krëhër, dhe 15 fishekë model 54.

Recommended