Fier, policia arreston 42-vjecarin “person me rrezikshmëri të lartë”

  • 9 years ago
Policia e Fierit arreston një 42-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar i cili konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Uniformat blu në bashkëpunim me Zyrën Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana kanë ndaluar Armelino Caulin banues në lagjen "Gafurr Muço" të Lushnjës.

Cauli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Riminit në Itali ka dhënë urdhër arrestin për 42-vjeçarin i cili rrezikon të dënohet me 24 vite burg.

Armelino Cauli akuzohet për kryerjen e veprës penale "Plagosje me pasojë vdekje, armë mbajtje pa leje, municione, eksplozivë" , parashikuar nga nenet 56,110,575 dhe 577 të Kodit Penal Italian.

Recommended