Report TV -Arrestohet pronari i karburantit që shpërtheu në Fier, banorët kërkojnë dëmshpërblim
  • 4 years ago
FIER-Policia ka arrestuar pronarin e pikës së furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz që shpërtheu ditën e djeshme, ku fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur, por vetëm dëme të shumta materiale. I arrestuari është Sokol Meçe 62 vjeç. Sipas policisë në pikën e gazit ka rënë një zjarr dhe si pasojë ka pasuar shpërthimi, ku janë dëmtuar 6 banesa e godina përreth. Pronari akuzohet për "Shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative" dhe "Shkelja të rregullave të mbrojtjes në punë" e mbetur në tentativë.
Recommended