Report TV - Shpërthimi i karburantit në Fier, banorët kërkojnë dëmshpërblim për dëmet
  • 4 years ago
FIER-Policia ka arrestuar pronarin e pikës së furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz që shpërtheu ditën e djeshme, ku fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur, por vetëm dëme të shumta materiale. I arrestuari është Sokol Meçe 62 vjeç. Sipas policisë në pikën e gazit ka rënë një zjarr dhe si pasojë ka pasuar shpërthimi, ku janë dëmtuar 6 banesa e godina përreth. Pronari akuzohet për "Shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative" dhe "Shkelja të rregullave të mbrojtjes në punë" e mbetur në tentativë.

Pronari i karburantit Sokol Meçe tha dje për Report Tv se "Ishte duke punuar punëtori dhe vë re një problem. U mundua të fikte atë dhe gazi po avanconte më tepër. Kur erdhi zjarrfikësja ai e kishte fikur çdo gjë. Pati dëme vetëm në disa llamarina. Ne reaguam menjëherë me fikëset e zjarrit. Edhe zjarrfikësja erdhi, por ne e kishim nën kontroll", u shpreh pronari Meçe.

Ndërkohë gazetari i Report Tv, Kristaq Thano ka shkuar në vendin e gjarjes, ku ka raportuar se nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar 6 banesa dhe mes tyre ka qenë edhe një biznes, 'Bar Kafe' që për shkak të dëmtimeve të mëdha që ka pësuar është detyruar që të mbyllet deri në rregullimin e ambientet. 

Lokalit në fjalë i janë thyer të gjithë xhamat. Të gjitha objektet e dëmtuara kanë qenë shumë pranë me impiantin e gazit që shpërtheu. Ndërkohë banorët e prekur nga shpërthimi kanë kërkuar dëmshpërblim ku sipas tyre shteti duhet të gjendet pranë tyre.
Recommended