Arrestohet pronari i pikës së karburantit në Fier që shpërtheu në flakë, ja cfarë tha për Report TV
  • 4 years ago
FIER-Policia ka arrestuar pronarin e pikës së furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz që shpërtheu ditën e djeshme, ku fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur, por vetëm dëme të shumta materiale.

I arrestuari është Sokol Meçe 62 vjeç. Sipas policisë në pikën e gazit ka rënë një zjarr dhe si pasojë ka pasuar shpërthimi, ku janë dëmtuar banesa e godina përreth. Pronari akuzohet për "Shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative" dhe "Shkelja të rregullave të mbrojtjes në punë" e mbetur në tentativë.

Pronari i karburantit Sokol Meçe tha dje për Report Tv se "Ishte duke punuar punëtori dhe vë re një problem. U mundua të fikte atë dhe gazi po avanconte më tepër. Kur erdhi zjarrfikësja ai e kishte fikur çdo gjë. Pati dëme vetëm në disa llamarina. Ne reaguam menjëherë me fikëset e zjarrit. Edhe zjarrfikësja erdhi, por ne e kishim nën kontroll", u shpreh pronari Meçe.
Recommended