Ora News - Paratë ose grevë urie, nënkontraktorët e by pass-it Fier kërkojnë 9.6 euro

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punonjësit e 55 firmave që kanë punuar në by-passin e Fierit kërcënojnë se do të nisin grevë urie javën tjetër në Tiranë në rast se nuk marrin zgjidhje për 9.6 milion euro punime të kryera aty. Ndërsa qeveria është në fazën e vlerësimit të tenderit për përfundimin e by-passit të Fierit, rreth 600 punonjës që kanë punuar aty, kërcënojnë se do ti bllokojnë punimet me shembullin e protestave në Kukës.

Ndërsa qeveria pret të shpallë fituesit e tenderit të ri për të përfunduar by-passin e Fierit, përfaqësues të 55 kompanive që kanë punuar aty deri në vitin 2016, paralajmërojnë se nuk do të lejojnë askënd të futet aty në rast se ata nuk marrin 9. 6 milion euro të praprambetura.

Dhe si shembull në të bllokimit dhanë atë të Kukësit.

" Themelet i kemi hedhur ne dhe askush nuk ka të drejtë të vendosë qoftë dhe një gur pa u likujduar ne".

"Asnjë nga ne nuk dëshiron që në këto objekte të ketë skandale sepse këto skandale vinë nga papërgjegjshmëria mbi pagesat në drejtimin tonë".

"Ky shtet po na bën të hapim luftë me njëri-tjetrin".

Nënkontraktorët e kompanisë italiane Serenissima që braktisën punën disa kohë më parë, janë ngritur për herë të 9 në protestë, por këtë herë ishin ultimativë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/parate-ose-greve-urie-nenkontraktoret-e-pass-it-fier-kerkojne-96-euro

Recommended