Ora News - PS plotëson vakancën në KQZ me Rezarta Bitrin dhe Bledar Skënderin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri morën zyrtarisht detyrën si anëtarë të KQZ duke u votuar në parlament nga Partia Socialiste me 74 vota.

Dy kandidaturat u votuan në Kuvend me 74 vota pro.

"Dy vendet vakante në KQZ nga partitë e shumicës parlamentare. Grupi parlamentar i PS nga katër kandidatura të propozuara Rezarta Bitri, Arens Çela, Elira Kokona, Bledar Skënderi ka përzgjedhur me anë të kryetarit zonjën Rezarta Bitri dhe zotin Bledar Skënderi. Grupet e tjera parlamentare dhe pas përfundimit të gjitha afateve të arsyeshme nuk kanë ushtruar të drejtat e parashikuara në kodin zgjedhor"tha Ruçi para votimit.

Pas votimit ata bënë betimin në një ceremoni publike.

Balla-Bashës: Opozita duhet të caktojë dy kandidatura jo një

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ftoi PD dhe opozitën të paraqesin dy kandidaturat e tyre.

Taulant Balla: Kërkova fjalën për të sqaruar sadopak kryetarin e opozitës Lulzim Basha i cili u shpreh se nga dy kandidaturat që ne votojmë, njëra i takon PD. Lulzim të takojnë dy kandidatura, jo një. Nga katër vakanca të krijuara në KQZ, dy në mënyrë të barabartë i takojnë mazhorancës dhe dy opozitës, jo një. Përfitoj nga rasti dhe sot që ti rikërkojmë PD, opozitës të sjellë dy kandidaturat, jo një. Nuk ta kanë shpjeguar mirë Lulzim të tutë, nga katër ke gjysmat.

Sa i përket partisë që ka numrin më të madh të mandateve në shumicë, jemi vetëm PS. Të dy vendet që i takonin shumicës parlamentare së legjislaturës së vitit 2009-2013 tashmë i takojnë shumicës parlamentyare të legjislaturës 2017-2021. Dy ish-anëtarët e KQZ, Vera Shtjefni dhe anëtari tjetër kanë qenë propozime të PD. Automatikisht dy propozimet e reja i takojnë partisë që ka shumicën parlamentare sot, PS.

Vota e Xhafes
Një nga 74 votat e maxhorancës ishte dhe ajo e ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u paraqit në Kuvend por nuk u ul në karrigen qeveritare edhe pse ende mbetet pjesë e qeverisë derisa Presidenti të dekretojë ministrin e ri. Xhafaj u pyet sërish nga gazetarët për arsyen e dorëheqjes së tij por u shpreh se ka folur mjaftueshëm për të.

Kuvendi nuk votoi dekretin e presidentit për shkarkimin e Fatmir Xhafaj duke e shtyrë me një javë deri në seancën e radhës, ndërkohë që e premtja është dita e fundit e afatit 7 ditor që kreu i shtetit të dekretojë ministrin e ri Sandër Lleshi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ps-ploteson-vakancen-ne-kqz-me-rezarta-bitrin-dhe-bledar-skenderin

Recommended