PS dhe PD për KQZ - (6 Prill 2000)
  • 4 years ago
Admin Lajme - Tv Klan 2000

Procesi parazgjedhor prej disa ditësh është bllokuar për shkak të përbërjes së KQZ. Pozita dhe opozita kanë dhënë për këtë problem të njejtin argument kundër njëra-tjetrës. Drejtues të lartë në PD dhe PS thanë se bllokimi vjen prej frikës nga humbja në zgjedhjet lokale.

Gramoz Ruçi:- ?Ne do të bëjmë të gjithë infrastrukturën e domosdoshme për zgjedhjet dhe do të garantojmë zgjedhje të lira dhe demokratike shqiptarëve. Nuk kam si pyes unë për opozitën kur opozita s'pyet për veten. Opozita do të marrë pjesë në zgjedhje. Të gjitha këto janë mekanizma nga opozita për të justifikuar humbjen në zgjedhje?.

Fatos Beja:- Që të dy partitë kryesore pozita dhe opozita nuk arrijnë të merren veshë për një problem kryesor të shoqërisë shqiptare siç është ai i zgjedhjeve. Ne si opozitë kërkojmë thjeshtë që të dy palët të ulen në tryezë të bëjnë ligjin e të futen në zgjedhje bashkë. Është një kërkesë fare normale, mungon vetëm dëshira politike nga pozita e sotme për të pranuar të njëjtat kushte si më parë. Arsyeja kuptohet dyshimi frika për humbje në zgjedhjet lokale?.

Nderkohë ambasadori Ahrens vazhdon përpjekjet për çbllokimin e situatës. Ai është takuar sot me presidentin Mejdani për të gjetur sa më shpejt zgjidhjen, pasi nesër skadon edhe afati për dorëzimin e draftit elektoral në parlament./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego
Recommended