Report TV - PS propozon 3 emra për KQZ-në e re, PD s'kualifikon ish-ministrin e saj
  • 3 years ago
Pasditen e sotme është mbledhur komisioni i posaçëm për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së së re. Report tv zbardhi propozimet e PS për Kryekomisioner që janë, Ardjan Myslimaj, Ilirjan Celibashin dhe Ilir Rusmajlin.

Propozimet e PS për Kryekomisioner:

Ardjan Myslimaj

Ilirjan Celibashi

Ilir Rusmajlin

Oerd Bylykbashi s'kualifikoi Ilir Rusmajlin, i cili ka qenë më herët ministër i Partisë Demokratike. Në përfundim të procedurës Komisioni do t?i përcjellë për votim dy emra për vendin e Kryekomisionerit, që janë Ardjan Myslimaj  dhe Ilirjan Celibashi, të cilët janë në garë për në krye të KQZ-së për 7 vitet e ardhshme.

Partia Demokratike përmes Oerd Bylykbashit propozoi për zv.komisioner Lealba Pelingun, Agron Haxhimihali dhe Hysen Osmanajn.

Propozimet e PD për nënkomisioner:

Lealba Pelingu

Agron Haxhimihali

Hysen Osmanaj

PS i eleminoi PD-së njërën nga kandidaturat e përzgjedhura, atë të Hysen Osmanaj. Për postin e nënkomisionerit tashmë në garë janë Lealba Pelingu dhe Agron Haxhimihali.

Propozimet e PS  për KAS:

Ervin Lako

Koli Bele

Ilir Rusmajli

Ledio Braho

Elvis Cefa

Propozimet e PS për Rregullatorin:

Ilirjana Nano si kryetare

Dritan Çaka anëtarë

Odeta Berberi anëtare

Helga Vukaj e PD anëtare

Muharrem Cakaj i LSI anëtare

Projektvendimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentare për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet e reja drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të shqyrtohen në seancën parlamentare të ditës së hënë, datë 5 Tetor 2020.
Recommended