Ora News - Këshilli Politik: PD propozon hapjen 100% të listave, PS refuzon, mbërrijnë edhe picat

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Edhe pse PD dhe PS nuk arrijnë të gjejnë konsesusin për ndryshimet kushtetuese, për t?u mbledhur çdo ditë në Këshillin Politik nuk e kanë të vështirë. Prej orës 18:00, palët janë ulur sërish në tryezë me qëndrime të kundërta, nga njëra anë PS nuk tërhiqet nga votimi i 30 korrikut, ndërsa PD kërkon që kjo nisëm të tërhiqet nga parlamenti për t?u dakordësuar fillimisht në Këshillin Politik.

Ora 22:18 ? Opozita, Gjiknurit: Jeni të pashpresë

Mbledhja e Këshillit Politik vijon prej 4 orësh, pas propozimit të Opozitës i cili mundëson hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve.

Gjatë debatit mësohet se përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashi ka nënvizuar se po injorohet vlerësimi i ODIRH, duke kujtuar që ?ODIHR ka këmbëngulur tek mosabuzimi me burimet shteterore dhe se burimi kryesor shtetëror është fuqia rregullatore, dhe ju po abuzoni me të pa nisur zgjedhjet?. Burimet brenda mbledhjes konfirmojnë se Oerd Bylykbashi i është drejtuar me këto fjalë:

?Ju po përdorini ndryshimin e njëanshëm të ligjit, për të krijuar favore të PS në zgjedhje. Në 2013 erdhët në pushtet me krimin, në 2016 kanabizuat vendit dhe me paratë e pista të krimit bletë zgjedhjet e 2017, tani nuk ju mjaftojnë këto dhe po përpiqeni të diktoni ndryshimet e njëanshme të rregullave. Jeni të pashpresë, jeni humbës.?.

Ora 21:56 ? Mbërrijnë picat në ambientet ku po mbahet Këshilli Politik.

Duket se përfaqësuesit e palëve politike do të qëndrojnë gjatë në Këshill, pasi pak minuta më parë kanë mbërritur pica dhe ujë.

Ora 20:52 ? PS refuzon propozimin e opozitës për hapjen 100% të listave

Burime nga mbledhja e Këshillit Politik, bëjnë me dije për Ora News, se Partia Socialiste ka refuzuar propozinmin e opozitës për hapjen 100% të listës së kandidatëve për deputetë.

Mësohet gjithashtu se përfaqësuesi i PD në këtë mbledhje Damian Gjiknuri, i ka qëndruar ndryshimeve të njëanshme kushtetuese.

Ora 19:22 ? Hajdari braktis mbledhjen e Këshillit Politik

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari ka braktisur mbledhjen e Këshillit Politik. Burime për Ora News, bëjnë me dije se Hajdari është larguar për arsye familjare.

Ora 18:23 ? Opozita propozon amendamentin për hapjen 100 % të listave të kandidatëve

Opozita ka propozuar në mbledhjen e Këshillit Politik amendamentin për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Sipas opozitës, çdo ndryshim tjetër i njëanshëm është i papranueshëm, cënon garën mes partive politike dhe prish marrëveshjet e 5 Qershorit e 14 Janarit.

Ora 18: 00 ? Nis mbledhja e Këshillit Politik

Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës sipas opozitës së bashkuar, prek marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësuar me ndërkombëtarët.

Ndryshimet kushtetuese pritet të miratohen seancën e nesërme plenare.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/opozita-kerkon-mbledhjen-e-keshillit-per-gjetjen-e-konsensusit-per-ndryshimet-kushtetuese/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscri...

Recommended