Ora News - Kritikat nga Cungu, Shameti: Ka filozofinë e vet, mungesa e tifozëve na penalizon
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajneri i Kukësit, Armando Cungu njihet për karakterin e tij impulsiv dhe që kërkon maksimumin ndaj çdo kundërshtari. Por kritikat prej tij kanë ardhur dhe pas fitoreve. Ja si e shpjegon këtë situatë kapiteni i verilindorëve në Fair Play nga Enkeleida Zeko.

"Çdo trajner ka filozofinë e vet të të punuarit. Neve si ekip dhe si lojtarë, ato që i implementojmë gjatë javës i bëjmë në ndeshjen e fundjavës. Kur shënohet nuk është vetëm përgjegjësi e sulmit, dhe e njëjta gjë edhe për mbrojtjen. Gabimet duhet të ulen pasi në rast të kundër do të thellohej distanca me kreun. Nuk është problem vendi i tretë. Mungesa e tifozëve po ndikon jo pak te psikologjia e ekipit. Sulmuesi është. Reginaldo është një sulmues mjaft i mirë. Vitin e kaluar u pozicionua i 3-ti."-tha mbrojtësi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kritikat-nga-cungu-shameti-ka-filozofine-e-vet-mungesa-e-tifozeve-na-penalizon
Recommended