Çfarë nuk u pa nga festa e çmendur e tifozëve të Tiranës: Pa koment
  • 4 years ago
Një festë e çmendur ishte ajo që tifozët e Tiranës bën në rrugët e kryeqytetit menjëherë pas ndeshjes Vllaznia-Kukësi.


Të mbledhur kryesisht te sheshi ?Nëne Tereza?, tifozët festuan me fishekzjarre dhe brohorime dhe sigurish grumbull në një kohë që jemi në pandemi.

Askush te skuadra e Tiranës nuk do ta mendonte në kulmin e një sezoni sfilitës dhe të gjymtuar nga pandemia, se titulli i shumëpritur kampion do të vinte përmes ekranit të vogël.

Bardheblutë morën sigurinë matematikore për t?u ulur në fronin e futbollit shqiptar, dhe këtë e bënë pa luajtur fare, duke admiruar suksesin befasues të Vllaznisë 1-0 kundër Kukësit.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Loro Boriçi, Vllaznia kishte nevojë për pikë për t?iu larguar zonës së Play Out, por bëri akoma më mirë duke mundur skuadrën pretendente. Pas një fraksionitë parë pa gola ku rastet nuk munguan, skuadra u çliruan disi pas pushimit, por goli nuk u pa në asnjë prej kuadrateve. Pikërisht kur mendohej se barazimi do ishte dhe rezultati final, Mevlan Adili shënoi në një rrëmujë në zonën e Kukësit, golin që vendos titullin.

Titulli mbetet sërish në kryeqytet por vishet me ngjyrat bardheblu, pas një sezoni me oshilacione ku Tirana ndryshoi totalisht pas emërimit të Egbo në pankinë.

Froni i kampionit vjen zyrtarisht dy javë nga fundi i Superiores, një titull që mungonte prej 11 vjetësh te bardheblutë, që shtojnë tani në palmaresin e artë trofeun e 25 në histori.

Ndërkohë nuk ka munguar dhe urimi i presidentit Ilir Meta, i cili pohoi se titulli ?Kampion? ishte tërësisht i merituar.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KFTirana#Champion#TopChannel
Recommended