Fanella e Muçës shitet më shumë/ Si u rrit interesi i tifozëve pas shpalljes kampion të Tiranës
  • 3 years ago
Rikthimi i Tiranës tek titulli kampion pas 11 vitesh, ka risjell në vëmendje dhe ka nxjerr më në pah interesin e kryeqytetasve jo të përhershëm apo ultras për ngjyrat bardheblu dhe për fanellën e kësaj skuadre.


Ndeshjet e zhvilluara në ?Air Albania? i ka ngritur ndeshjet në një tjetër nivel dhe mbështetësit për skuadrën e Tiranës kanë qenë ë shifrat më të larta krahasuar me të gjithë rivalët dhe këtë gjë e konfirmon shitja e biletave. Nëse në ndeshjet derbi, bardheblutë kanë patur me qindra bileta diferencë të shitura krahasuar me ndeshjen kur organizator ishte Partizani, 19.000 me 19.300, diferenca bëhet në ndeshje me skuadra të konsideruara të dorës dytë ku mbështetësit e Tiranës kanë qenë disa mijëra më shumë, shifra këto që i referohen ndeshjeve në ?Air Albania?.

Megjithatë këto shifra të mbështetjes së tifozërisë së Tiranës ndaj skuadrës nuk janë reflektuar 100% në mbajtjen e fanellës së kryeqytetasve. Janë shitur rreth 1000 fanella zyrtare origjinale të Tiranës për sa i përket modelit të edicionit 2019/2020. Një shifër vogël në dukje por rekord sa i përket shitjes së një uniforme zyrtare, duke ditur informalitetin dhe imitimet që qarkullojnë në cdo treg të kryeqytetit.

Po cili është futbollisti dhe emri më i dashur nga tifozët? Kapiteni mbetet referenca jo vetëm e lojtarëve në fushë por edhe e tifozerisë. Gent Muca është futbollisti me fanellën më të shitur tek bardheblutë me 135 të tilla.

I dyti është në këtë klasifikim të përkohshëm në bazë të shifrave është Grent Halili me 90 fanella , për të kaluar tek Vangjeli si i treti me 50 fanella. Ndërkohë që lojtarët e tjerë varjojnë nga 15-10 apo 5 fanella të shitura.

Por si në cdo gjë, ne edhe në këtë rast kemi një mënyrë të ndryshme të dashurit të një personazhi. Tifozët të afërmit i kërkojnë fanellën lojtarit, dhe ai e paguan vetë për ta dhuruar duke mos shkuar vetë tifozi i i afërmi apo kushdo qoftë vetë në dyqan për ta blerë. Duke e dyzyar këtë klasifikim mes dashurisë për një futbollist dhe bujarisë së futbollistit të për tifozët e tij.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://...
Recommended