"Ju flet Moska": Gënjeshtra e shpalljes së pavarësisë në 27 nëntor
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij "Ju flet Moska" ka analizuar një tezë të hedhur kohët e fundit se pavarësia e Shqipërisë u shpall në 27 nëntor në Durrës.

Kastriot Myftaraj: Është hapur përsëri një debat i prapsht edhe këtë vit, se na paska dokumenta që pavarësia e Shqipërisë në 1912 nuk është shapllur në 28 në Vlorë, por në 27 nëntor në Durrës.

Këtë tezë e mbron një person nga Kosova, i cili mban titullin profesor doktor. Ky zotëri, Eqerem Zeneli ka shkruar disa libra, unë kam polemizuar disa vite më parë me të. Më ka kthyer përgjigje, më ka thënë se nuk i njoh arkivat austro-hungareze. Ja kam vërtetuar dhe do tja vërtetoj dhe sot që i njoh edhe më mirë se ai.

Këtë vit debatin na e hapi zoti Shaban Murati, një gazetar, diplomat, përfaqësues i Shqipërisë në disa vende. Për faktin që ka qenë ambasador ai duhet të kishte përgjegjshmërinë për ta ditur ku do të përzihej.

Zoti Murati, në një status në FB që më pas u përhap nëpër gazeta thotë se këto që ka shkruar i ka marrë nga libri "Historia e shtetit dhe së drejtës shqiptare" e historianit të shqyar, Eqerem Zenelaj.

Fakti që zoti Zenelaj i hedh në qarkullim tezat e tij me markën e Shaban Muratit tregon se vetë si emër është djegur.

Ky është një dokument i shkruar në Osmanisht që pretendohet se është shkruar në 27 nëntor në 1912 në Durrës dhe janë firmat e atyre që kanë shpallur pavarësinë. Ndër to, pretendohet se ka firmosur edhe Ismail Qemali. Ndër firmëtarët është edhe emri i Kristaq Ramës, të vjetrit, gjyshit të kryeministrit Rama.

Zenelaj thotë se e ka zbuluar këtë dokument në arkivat austriake. Në fakt këto dokumenta kanë qenë në arkivat e Institutit të Historisë Kombëtare, ku ka shumë dokumenta austriake të papërkthyera.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-genjeshtra-e-shpalljes-se-pavaresise-ne-27-nentor
Recommended