Ora News - Xhisiela flet nga makina: Tritolin në banesë e ka vendosur opozita
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sulmi me tritol në shtëpinë e gjyshit ku banon në Larushk të Fushë Krujës, për Xhisiela Malokun, vajzën që prej kohësh është vënë në qendër të vëmendjes pas denoncimit dhe tërheqjes nga akuzat për djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja përgjegjëse është opozita.

Nga brenda makinës me të cilën iu drejtua policisë së Krujës në lidhje me rastin, 25 vjeçarja tha se tritoli ishte pjesë e lojërave politike të opozitës.

E pyetur nga Ora News, Xhisiela Maloku tha se tani do ta pranojë urdhërin e mbrojtjes, por jo se kërcënohet nga familjarët e ish të dashurit Rexhep Rraja tashmë në burg, por sepse ndjehet e kërcënuar nga Opozita.

Xhisiela Maloku: Vendosja e tritolit është mëse e qartë. Që do të thotë është bërë nga PD dhe nga opozita për të sulmuar drejtpërdrejt. Të vërtetën e di vetëm unë. Nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja. Deri dje "hipotezat" ishin që unë isha e kërcënuar nga fisi Rraja, tashmë nuk janë. Edhe telefonata e parë që unë kam bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë i një kushëriri të Rexhepit, Ramazan Rraja, ka ardhur këtu dhe pastaj është larguar. Më pas unë kam njoftuar policinë.

Pyetje: Pse mendoni se e bën opozita këtë?

Xhisiela Maloku: Sepse unë dola e thashë të vërtetën si ishte, ata luajtën një lojë politike dhe dolën bllof. Unë jam Xhisiela dhe të vëretën e di vetëm unë, nuk mundet dikush të hedhë hipoteza.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eksplozivi-ne-banese-xhisiela-maloku-ndihem-e-kercenuar-nga-opozita
Recommended