Ekzekutimi në Elbasan: 71-vjeçari shpërtheu tritolin e vendosur te dera e banesës kur u afrua RENEA
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Policia vazhdon operacionin brenda banesës së 71-vjeçarit Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA pasditen e sotme.

Pritet që në banesën e 71-vjeçarit të vijnë forcat xheniere pasi aty ka ende sasi lënde plasëse.

Burime bëjnë me dije se gjatë momentit final të ndërhyrjes së RENEA-s, në derën e banesës së 71-vjeçarit ka shpërthyer një sasi tritoli.

Mësohet se policia ka përdorur armën tip ?MP4? në operacionin ndaj 71-vjeçarit.

?Në katin e dytë të banesës janë forcat xhenio dhe forcat e eskpertit kriminal, duke kryer kqyrjen vendin e ngjarjes. 71-vjeçari ka pasur edhe lëndë shpërthyese. Ka pasur 6 kallëpe me tritol, ku njërën prej tyre e kishte vendosur te dera e banesës nëse punonjësit e policisë do tentonin të futeshin. Kjo lëndë plasëse është shpërthyer kur forcat RENEA mori konfirmimin për të ndërhyrë, dhe më pas ka shpërthyer lëndën plasëse. Pjesa më e madhe e hetimeve kanë përfunduar dhe janë marrë në dispozicion nga punonjësit e policisë?, raportoi gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.

Pas 5 orësh rezistencë, forcat RENEA kanë mundur që të neutralizojnë 71-vjeçarin e armatosur me kallashnikov.

Në momentin e ndërhyrjes RENEA përdori gaz lotsjellës, ndërkohë që Zhirdo u përgjigj me breshëri.

Në këtë moment rezistence 71-vjeçari është ekzekutuar me armë.

Policia ka lejuar kalimin e personave në zonë dhe banorët janë lejuar që të futen në pallat.

Po ashtu, specialistët janë duke kontrolluar zonën dhe banesën e Lefter Zhirdos.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/u-ekzekutua-nga-renea-71-vjecari-kishte-lende-plasese-ne-banese-pritet-ardhja-e-forcave-xheniere/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended