Ekzekutimi i Xhezairit në Ksamil, si e ndoqën vrasësit deri në korridor të banesës

  • 7 years ago
Familjaret e Aleksandër Bardhit janë shoqëruar në polici pas ekzekutimit të Agron Xhezairit. Nga te dhënat e deritanishme ata nuk e kanë marre përsipër vrasjen 53-vjeçarit. Por policia ka dyshime për një hakmarrje midis familjeve për shkak se djali i viktimës Albi Xhezairi është person në kërkim për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

Madje për te thuhet se është larguar në drejtim te Greqisë dhe kjo shpjegon edhe arsyen pse shënjestër e ekzekutimit u bë prindi tij.

Agron Xhezairi i kishte shpëtuar një atentati në 30 tetor, por jo mbrëmjen e se dielës. Ai u qellua me breshëri në derë të shtëpisë, në sy të kunatës dhe të mbese se vogël.

Sipas policisë së Sarandës, njeri nga autoret ka qëlluar kurse tjetri ka ndihmuar që të dy të largoheshin me shpejtësi me motor nga vendi i ngjarjes.

Xhezairi u qëllua me automatik, ndërsa kishte dalë për të lidhur qenin. Ai tentoi tu largohej atentatorëve, por ata e ndoqën deri edhe në korridor te banesës.

Përplasja mes dy familjeve deri më tani ka sjellë dy vrasje. Albi Xhezairi bashkë me dy persona të tjerë vranë Aleksandër Bardhin në 24 shtator të këtij viti. Kjo vrasje erdhi për shkak të konflikteve për kanabisin./ tvklan.al

Recommended