Report TV -Nis ndërtimi i banesës së efektivit të rënë në detyrë!

  • 4 years ago
TIRANE- Nisma e iniciuar nga fëmijët e efektivëve të policisë të rënë në detyrë e kthyer në fondacionin ?Gjurma? ka nisur punën për ndërtimin e banesës për familjen e efektivit Kol Ndreshaj, i vrarë në krye të detyrës në vitin 2010.

Pjesë e takimit ku u prezantuan edhe objektivat e këtij fondacioni si dhe shfaqën në monitor edhe fotot e policëve të rënë në detyrë, ishte edhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Në fjalën e tij ai theksoi se Policia e Shtetit do të japë një kontribut prej 4 milionë lekësh për këtë mision.

Recommended