Vasili sqaron te '5 pyetjet': Nga doli shifra '85% e shqiptarëve s'votuan' që po flet opozita
  • 5 years ago
Në mbyllje të procesit të votimit, opozita e bashkuar ka akuzuar se ka manipuluar % e pjesëmarrjes, e ndërsa përmendin një shifër të gjithë njëzëri "85% e shqiptarëve braktisën Edi Ramën".

Duke qenë se KQZ vendosi që partitë që nuk marrin pjesë në zgjedhje, nuk do të kishin vëzhgues, është mëse normale të pyetet se si ka dalë në këtë përfundim opozita mbi numrin e votuesve në rang vendi. Kësaj pyetje i është përgjigjur ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili. I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", ai tha se opozita ka qenë e pranishme në 3950 qendra numërimi me kamera, e ndërsa në pjesën tjetër të tyre, kanë qenë të pranishëm përfaqësues të këtyre forcave politike ose familjarë të tyre.

"Procesi është monitoruar nga ne, online. Pse vetëm ju keni kamera, ne s'kemi? E kemi bërë në 3950 prej tyre, ndërsa tek qendrave të votimit rrinin familjarët tanë. Kemi pasur plot mënyrë të tjera. KQZ në historinë e saj, nuk ka ndodhur kurrë atë që ka ndodhur dje. Çuditërisht KQZ iu prish sitemi onliine dhe flisnin në celular", u shpreh Vasili.
Recommended