Vasili përsërit Metën: Karrigia e askujt s'mund të jetë më e rëndësishme se fati i shqiptarëve
  • 5 years ago
#rtvora #petritvasili
Ish-deputeti, Petrit Vasili, thotë se Presidenti Ilir Meta e ka përcjellë qartë mesazhin e tij për klasën politike sa i takon krizës ku është futur.

I ftuar në RTV Ora, Vasili tha se karrigia e asnjë zyrtari shqiptar nuk mund të jetë më e rëndësishme se fatet e popullit.

Vasili: Meta ka vënë në tavolinë të politikës dhe opinionit publik shqetësimin madhor që Shqipëria ndodhet para një katastrofe politiko-shoqërore shumë të rëndë dhe i ka tërhequr vëmendjen politikës që të sillet në mënyrë të përgjegjshme. Ai e ka thënë qartë se asnjë pozicion, asnjë karrige, ai ka përdorur metaforikisht edhe pozicionin e tij, nuk ka asnjë lloj rëndësie para fatit të vendit dhe shqiptarëve.

Meta as nuk ka qenë autor i krizës, ka qenë një njeri që ka tërhequr gjithmonë në vëmendjen e politikës për të pasur gjithmonë maturinë e duhur. Ka theksuar se karrigia e asnjërit nuk mund të jetë më e rëndësishme se fatet e shqiptarëve. Ka dhënë këtë vizion që në radhë të parë është prej patrioti dhe pastaj prej Presidenti.

Vasili mohoi të ketë dijeni mbi takimin Meta-Basha në Presidencë mëngjesin e së martës.

Vasili: Nuk kam informacion.Nuk kam komunikim me Metën, kam komunikim të përhershëm dhe të vazhdueshëm me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

I pyetur nëse opozita është e gatshme për dialog me mazhorancën, Vasili u shpreh:

Vasili: Ka një qëndresë parimore të opozitës e cila ka folur qartë: Të hapim rrugën që negociatat për BE të ecin para. E vetmja pengesë vazhdon të jetë ky Kryeministër.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vasili-perserit-meten-karrigia-e-askujt-smund-te-jete-me-e-rendesishme-se-fati-i-shqiptareve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended