Ora News - “Shqiptarëve nuk mund t’ua hedh më”/ Tabaku publikon faktet

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Kryeministri Edi Rama doli sot në një komunikim me mediat, me ministrat Ahmetaj dhe Denaj në krah, për të treguar ato që ai i quan suksese të qeverisjes së tij.

Sipas Ramës, nga korriku me hyrjen në fuqi të vendimit biznesi i vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguan tatim fitim.

Po ashtu ai tha se bizneset me nën 10 milionë lekë te reja xhiro vjetore, nuk do të ketë as tatim fitim dhe as TVSH, dhe tashmë një shqiptar mund ta nisë nga zero dhe jo me taksa një biznes të ri të vogël.

Rama e cilësoi këtë masë agresive në mbështetje të biznesit të vogël, dhe unikale në Rajon.

Por ndryshe mendon ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila publikon të dhëna të tjera.

Sipas saj, në këto 7 vite, 97% e shqiptarëve kanë paguar 4.2 miliardë euro taksa të rritura, ndërsa investimet e huaja në vetëm 6 muajt e fundit kanë rënë me 100 milionë euro.

Ish-deputetja shton se, çdo ditë janë mbyllur 50 biznese dhe vetëm gjatë pandemisë 30 000 biznese kanë deklaruar statusin inaktiv.

?Tashmë shqiptarët e kanë të qartë zgjedhjen për ofertën ekonomike dhe zgjidhjen për krizën në vend. Ne kemi ofertën tonë konkrete që nxit konsumin, rrit të ardhurat dhe prodhon një shtresë të mesme. Ofertën që mundëson një ekonomi prodhuese dhe në shërbim të qytetarit?, mbyll reagimin e saj Jorida Tabaku.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shqiptareve-nuk-mund-tua-hedh-tabaku-publikon-faktet-rama-zhyti-shqiptaret-ne-mjerim-oferta-e-pd-zgjidh-krizen-ne-vend/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended