Ora News - Jorida Tabaku: I jep fund korrupsionit, 11 oligarkë marrin çdo pasuri të shqiptarëve
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Prej ditësh Partia Demokratike është angazhuar në një faze konsultimesh dhe takimesh me grupet e interesit, në kuadër të përgatitjes së alternativës ekonomike. Ish-deputetja , Jorida Tabaku, tha se PD në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë kanë hartuar një program të plotë, i cili në bazë ka taksën e sheshtë dhe synon ta kthejë vendin në më atraktivin në Ballkan për investime.

Partia Demokratike në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë po harton një program të plotë ekonomik, i cili do të pasurohet në konsultim edhe me grupet e interesit.

Drafti është alternativë e PD-së, nesër në qeveri, ndërsa deputetja Jorida Tabaku, thotë se ai bazohet në taksa të ulta dhe mbështetje për biznesin.
Tabaku: Është një proces që ka kohë që ka nisur dhe nuk do të ndalojë pavarësisht nëqëoftëse kemi një dokument të përfunduar apo jo. Politika fiskale e PD-së nuk ka asnjë ndryshim dhe as një dyshim që do të jetë taksa e sheshtë. Nuk ka absolutisht asnjë kompromis për këtë sepse ne besojmë në filozofinë e taksës së sheshtë dhe përfitimet që do të ketë për të gjithë grupet e ndryshme nga qytetarët e thjeshtë te biznesi.

Duke parë dështimin me politikat ekonomike të qeverisë, Tabaku thotë se Partisë Demokratike i është shtuar bindja për taksë të sheshtë.

Sipas saj, kjo do krijojë një klimë të favorshme ekonomike.

Tabaku: Kjo është shoqëruar dhe me një plan të veçantë për nxitjen e investimeve të huaja për ta bërë Shqipërinë vendin më atraktiv për të nisur dhe për të mbajtur një biznes. E gjitha kjo është në shërbim të punësimit, uljes së varfërisë, rritjes së konsumit. E gjitha kjo lidhet me idenë që ka PD për ta bërë Shqipërinë vendin më atraktiv dhe më konkurues në rajon.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/programi-ekonomik-i-pd-se-tabaku-i-jep-fund-korrupsionit-11-oligarke-marrin-cdo-pasuri-te-shqiptareve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended