Ora News - Jorida Tabaku për buxhetin e shtetit: Rama rrit borxhin publik për pagesa oligrakësh
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Kriza ekonomike si pasojë e pandemisë e detyroi qeverinë të ndryshojë buxhetin për herë të tretë brenda pak muajve, duke duke ulur nivelin e të ardhurave si dhe duke orientuar me shume para drejt emergjencave. Por ky ndryshim për Partinë Demokratike vulos varfërinë për shqiptarët dhe pasurimin e një grushti qeveritarësh dhe klientësh të pushtetit.

Partia Demrokratike, thotë se me rishikimin e buxhetit qeveria ka vulosur varfërinë për shqiptarët dhe pasurimin e një grushti qeveritarësh dhe klientësh të pushtetit.

Ish deputetja Jorida Tabaku, argumentoi se se me këtë vendim nuk ka rritje rrogash dhe pensionesh e as vende të reja pune por shkurtim të tyre.

Tabaku: Vendimi i ri i qeverisë për të rishikuar buxhetin për të dytën herë në 6 muaj është shpallja defakto e falimentit të qeverisë së Edi Ramës dhe dëshmi se sa keq ka qeverisur në këto 7 vite.

Tabaku tha se kryeministri, bën të kundërtën e atyre që ka premtuar. Merr borxh për të paguar koncesionet korruptive.

Partia Demokratike thotë se sipas përllogaritjeve të qeverisë, borxhi publik është 80% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Por sipas Tabakut po të llogarisësh edhe borxhin e krijuar nga PPP-të, borxhi real shkon në 11 miliardë euro ose 93% e prodhimit kombëtar.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/jorida-tabaku-buxhetin-e-shtetit-rama-rrit-borxhin-publik-pagesa-oligrakesh

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended