RTV Ora - Debati për vizat në Holandë, Tabaku: Shqipëria hapa pas, po penalizon dhe Kosovën
  • 5 years ago
#rtvora
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka cilësuar tejet të rëndë dhe hapa pas të Shqipërisë diskutimin në parlamentin holandez për rikthimin e vizave.

E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Tabaku tha se më i rëndë është fakti se Shqipëria po penalizon edhe Kosovën.

Tabaku: Dje ka pasur diskutime shumë të gjata në parlamentin holandez. Krimi që vjen nga Shqipëria, trafiku i drogës dhe në mënyrë të veçantë trafiku i heroinës janë bërë problem në Holandë dhe institucionet dhe shërbimet holandeze kanë ngritur shqetësim. Jo më larg se dy javë më parë, dy Ministra holandezë ishin këtu, ai i Drejtësisë dhe ai për Cështjet e Migracionit, për të paralajëmruar qeverinë shqiptare që krimi dhe droga po bëhen pengesë për procesin e integrimit dhe kthimin e vizave.

Ministri dje ka raportuar për vizitën e tij në Shqipëri dhe tre partitë kryesore që bëjnë dhe mazhorancën atje në parlament kanë thënë që nuk është më e mjaftueshme paralajmërimi i qeverisë se qeveria shqiptare e ka marrë paralajmërimin. Ne duhet të marrim masa më të forta sepse siç thonë ata, korrupsioni në qeveri e pengon të luftohet krimi, trafiku i drogës.Qeveria është palë me krimin, sot krimin e kemi në pushtet. Deputetët holandezë përgatitur pesë rezoluta, dy prej të cilave për Shqipërinë.

Rezoluta e parë për vendosjen e vizave për Shqipërinë që rendit këto faktorë pse është e nevojshme me të dhëna të shërbimeve holandeze, flet për pastrim parash, mafien shqiptare, trafikun e heroinës, krimin, çdo gjë tjetër që lidhet me detyrat që duhet të bënte qeveria shqiptare.

Dhe rezoluta e dytë që flet për Kosovën dhe ngre shqetësimin se këto probleme që ekzistojnë sot në Shqipëri, nesër mund të ekzistojnë në Kosovë. Shqipëria për herë të parë bëhet problem për Kosovën. Shqipëria që duhet të ishte ndihmë, shpresë dhe mbrojtje për Kosovën, sot bëhet problem për avancimin e Kosovës dhe kjo është akoma më e rëndë. Sigurisht përveç rikthimit të vizave edhe rikthimit të Shqipërisë 10 vite pas dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me opozitën por ato çështje që ne i kemi bërë kauza tona dhe kemi informuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/debati-vizat-ne-holande-tabaku-shqiperia-hapa-pas-po-penalizon-dhe-kosoven
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended