Ora News - Bilanci i frikshëm i COVID, qytetarët: Sjellja individuale po na penalizon
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Kjo javë u mbyll me 550 raste të reja me koronavirus dhe 23 humbje jete.

Një bilanc i frikshëm për vendin tonë, në kohën kur Shqipëria i është kthyer normaliteti dhe nuk ka asnjë kufizim për bizneset dhe qyetarët.

Ky rezultat aspak pozitiv për situatën pandemike në Shqiëpri për disa qyetarë vjen si pasojë e neglizhencës individuale, qoftë për mospërdorimin e maskave, ashtu edhe për mosruajtjen e distancës.

?Pa maska pa doreza, pakujdesia e shqiptarëve. Janë masa shumë të thjeshta që të mbrojmë jetën. Ne dhe dhe fjalën distancim social nuk e kuptojmë se çfarë është?.

Megjithëse tubimet dhe protestat nuk lejohen se grumbullojnë shumë qytetarë, institucionet përkatëse nuk kujdesen të shohin si është situata në lokale, për të cilën vetë qytetarët thonë se janë të tejmbushura dhe pa distancë.

?Sa u hapën, të gjithë nëpër kafet rrijnë ngjitur. Edhe nga liqeni të gjithë gupe grupe?.

Koronavirusi është një kërcënim për jetën e të gjithë qytetarëve, qoftë moshave pediatrie, apo edhe mjekëve që kujdesen për shëndetin e të prekurve.

110 fëmijë janë prekur me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, ndërsa rreth 170 të prekur janë nga radhët e bluzave të bardha.

Ndërsa vetëm këtë të shtunë janë 67 të prekur me covid dhe 2 kanë humbur jetën.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/bilanci-i-frikshem-i-covid-qytetaret-sjellja-individuale-po-na-penalizon

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended