Ora News - E drejta e informimit, mungesa e transparencës nga neglizhenca ose paaftësia
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuvendi i Shqipërisë organizoi një takim me rastin e ditës ndërkombëtare për të drejtën e informimit ku nënkryetarja Vasilika Hysi i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në proceset e hartimit të ligjeve. Komisioneri, Besnik Dervishi, e falenderoi Kuvendin dhe e vlerësoi transparencën e këtij institucioni ndërsa renditi 3 arsye kryesore pse në institucionet shtetërore mungon transparenca.

Në ditën ndërkombëtare për të drejtën e informimit, nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi u bëri thirrje të rinjve të marrin pjesë në proceset legjislative të vendit.

Hysi tha se qytetarët kanë të drejtë të japin mendimin e tyre për ligjet që prekin jetën e tyre.

Hysi: Ju keni të drejtë të dëgjoheni dhe të jepni mendimin për të gjitha projektligjet që ndikojnë në jetën tuaj si të rinj por edhe të familjarëve tuaj. Unë ju ftoj që për ato probleme që ju shqetësojnë ti adresoni në Kuvendin e Shqipërisë.

Duke falenderuar Kuvendin, të cilin e cilësoi një institucion transparent, komisioneri për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi, renditi 3 arsye pse në institucione të ndryshme mungon transparenca.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/e-drejta-e-informimit-mungesa-e-transparences-nga-neglizhenca-ose-paaftesia
Recommended