Ora News – Cungu i gëzohet pikëve: Nuk pres lojë të bukur nga skuadra
  • 5 years ago
#oranews
Kukësi mori një fitore të madhe në javën e 24-t të Superligës shqiptare, teksa mposhti 3-0 Luftëtarin në "Elbasan Arena". Një fitore që ka rëndësi për verilindorët, që e dërgojnë në 6 pikë distancën me kreun që mbahet nga Partizani. Pas takimit, trajneri i Kukësit, Armando Cungu u shpreh mjaft i lumtur për paraqitjen e skuadrës, por sidomos për pikët, të cilat sipas tij janë ato që shërbejnë më shumë në këtë pikë të sezonit.

"Në këtë pikë të kampionatit çdo fitore ka vlera shumë të mëdha. Ky ishte edhe synimi ynë ndaj Luftëtarit, për të marrë 3 pikët. Ishte e rëndësishme pra. Nuk po pretendojmë që të bëjmë lojëra shumë të bukura sepse kemi bërë edhe lojëra shumë të bukura në dy fazat e para, por tani duhet të jemi më pragmatist për të marrë pikët të cilët janë shumë të nevojshme në këto momente. Duhet të shikojmë ndeshjet tona një nga një dhe nuk duhet ta mbajmë mendjen te kundërshtarët tonë. Thjeshtë duhet të fokusohemi te puna jonë."

Ndeshja kundër Skënderbeut?

"Si çdo ndeshje në Superligën shqiptare. Natyrshëm që nuk është e lehtë dhe ndeshja kundër Skënderbeut nuk do të jetë e lehtë, megjithatë ne do të shkojmë me synimet tona për të marrë më të mirën, për të marrë maksimumin dhe le t'ia lëmë fushës. "-përfundoi Cungu.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/cungu-i-gezohet-pikeve-nuk-pres-loje-te-bukur-nga-skuadra-skenderbeun-e-vleresojme-maksimalisht
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended