Ora News - LGBT mbajti Paradën e Krenarisë në Prishtinë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me moton, ?Në emër të lirisë?, pjesëtarët e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), mbajtën Paradën e Krenarisë në Prishtinë. Kjo është hera e dytë që ky komunitet ka mbajtur një paradë të tillë.

Masa u tubua në sheshin "Skënderbeu" dhe më pas ka vazhduar drejt sheshit "Zahir Pajaziti". Pas marshit nëpër qendrën e Prishtinës, përfaqësuesi i komunitetit LGBT, Lend Mustafa tha se janë bashkuar për të kërkuar lirinë.

?Sot në emër të lirisë i ftojmë institucionet shtetërore që të mos na e mohojnë identitetin, të ofrojnë mundësi të barabarta dhe t?i përmbushin përgjegjësitë e tyre për të drejtat e njeriut dhe të shkojmë drejt një shoqërie diverse?, tha para masës së mbledhur, Lend Mustafa.

?Sot kërkojmë liri për personat që nuk kanë mundësi të lirohen nga presioni familjar dhe shoqëror, liri për të qenë vetja, për jetuar një jetë të përmbushur me dashuri e sukses?, tha Mustafa.

Ai falënderoi edhe aktivistët e LGBT nga rajoni që ndihmuan në këtë organizim. Po ashtu, një falënderim të veçantë kishte edhe për Policinë e Kosovës, duke thënë se ishte tërë kohën në vendin e duhur për mbrojtjen e pjesëtarëve të LGBT-së.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lgbt-mbajti-paraden-e-krenarise-ne-prishtine
Recommended