Ora News -Rama lajmërohet nga Kosova: Në Prishtinë për të mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Kryeministri, Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë dy ditore në Kosovës. Burimet bëjnë me dije se shefi i qeverisë do të ketë sot dhe nesër takime me krerë të shtetit dhe politikës në Kosovë.

"Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale qe do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI ne historinë botërore te drejtesise, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç ne epokat e sundimeve ideologjike a para tyre" shkruan Rama.

Takimet në Prishtinë ai i ka nisur me Fatmir Limaj, kryetarin e Nisma Social-Demokrate.

Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për Kosovën pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Thaçi, kreut të PDK Veseli dhe disa të tjerëve për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

Presidenti Thaçi ka lajmëruar sonte në orën 20:00 një fjalim drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Njoftimi i aktakuzave erdhi tre ditë para takimit të shumëpritur në Uashington ku pritej rinisja e dialiogut Kosovë-Serbi, çka çoi edhe në shtyrjen për një moment tjetër.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/aktakuzat-ndaj-thacit-rama-vizite-dy-ditore-ne-kosove

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended