Top News - Rama në Prishtinë/ ‘fletë rrufeja’, njollë turpi
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama e sqaroi paraprakisht përmes një mesazhi në Twitter arsyen e vizitës së tij në Prishtinë. Kreu I ekzekutivit shqiptar pohoi se ndodhet në kryeqytetin kosovar për të mësuar më shumë rreth aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit. Aktakuzë, që më shumë sesa e tillë, është për Ramën një njollë turpi.

? Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre?, ka shkruar ai. Rama duket do të ketë një agjendë të ngjeshur takimesh gjatë ditës, të cilat I nisi me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Në këtë takim, ai shoqërohej dhe nga ministri I jashtëm Gent Cakaj. Përgjatë ndalesës dy ditore në KOsovë, Rama planifikon të bisedojë me presidentin Hashim Thaçi, me kryeministrin Avdullah Hoti, me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, ndërsa do të takojë edhe Albin Kurtin, një përbëllje kjo që nuk ishte paralajmëruar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#HashimThaci#TopChannel
Recommended