Ora News – Ja zv/ ministrat e kabinetit “Rama II”: Mes tyre shqiptarë nga Kosova
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tridhjetë e tre (33) do të jenë zëvendësministrat e aparatit të ri qeveritar Rama 2. Kryeministri prezantoi gjatë mbledhjes së Asamblesë së Socialistëve, paraditen e sotme të gjithë emrat ku shumica ishin emra të rinj të panjohur më parë për publikun por të shkolluar jashtë vendit.
Ministritë me më shumë zëvendësministra janë Ministria e Financave, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Ministria e Brendshme, ajo e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit.
Përveç 11 ministrave, 2 ministrave pa portofol, zëvendës kryeministrit dhe kryeministrit, aparati qeveritar do të ketë edhe 33 zëvendës ministra, emrat e të cilëve u bënë pulikë në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi të gjithë zëvendës ministrat, persona teknikë dhe shumica prej tyre të arsimuar jashtë vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prezantohen-zv-ministrat/
Recommended