Më shumë se 80 ditë Covid në Shqipëri, Speciale nga Ora News
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Koronavirusi në Shqipëri sipas ekspertëve ka pasur një trend të qëndrueshëm gjatë këtyre muajve. Piku i koronavirusit sipas shifrave duket se ka qenë në fund të muajit mars deri nga mesi i prillit, më pas numri i të prekurve ra ndjeshëm deri në rikthimin e shifrave të larta gjatë fundit të muajit maj.

9 marsi i 2020 shënoi rastet e para të koronavirusit në Shqipëri.

Pak pas mesnatës, në 9 mars Ministria e Shëndetësisë njoftoi për dy persona, babë e bir të cilët ishin pacientët e parë, përkatësisht 54 dhe 28 vjeç, me një histori udhëtimi në Firence.

Ata u shtruan në spitalin Infektiv pasi kishin shfaqur simptomat e koronavirusit, e menjëherë pas kësaj, Spitali Infektiv u kthye në spitalin Covid 1.

Ditët pasardhëse vijuan me rritje të numrit të të prekurve, pjesa më e madhe e të cilëve ishin kontakte me rastet e para dhe histori udhëtimi me Italinë.

Brenda javës së parë të pandemisë harta e të prekurve me Covid u zgjerua me Lushnjen, Durrësin, Elbasanin, Rrogozhinën dhe Fierin.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/me-shume-se-80-dite-covid-ne-shqiperi-speciale-nga-ora-news

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended