RTV Ora - Atleti bën 15 ditë vrap nga Bullgaria në Shqipëri përmes korridorit VIII
  • 5 years ago
#rtvora
Pas 15 ditëve vrap, atleti bullgar përmbylli maratonën nga Bullgaria në Shqipëri përgjatë korridorit të Tetë. Në Adriatik derdhi ujë nga Deti i Zi, ndërsa theksoi se mesazhi ishte për bashkim e bashkëpunim mes popujve.

Pas 1200 kilometrave të përshkruara në 15 ditë, atleti bullgar Krasse Georgiev mbërriti në Durrës ku shënoi përfundimin e maratonës në Korridorin e Tetë!

Aty derdhi në Adriatik shishen me ujë nga Deti i Zi, si simbol i bashkimit të skajeve të korridorit të tetë.

Maratonisti Georgiev tha se lidhja e Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë përmes këtij korridori ka qenë një dëshirë e hershme ndaj u shpreh i lumtur se ia arriti të sensibilizojë opinionin

?Korridori i tetë nuk është vetëm një rrugë transporti, është rrugë e miqësisë, e lidhjes midis njerëzve. Gjatë këtyre 15 ditëve, gjatë vrapimit tim përmes Bullgarisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, u njoha me shumë njerëz, ndjeva ngrohtësinë dhe mikpritjen e të gjithë njerëzve të zakonshëm. Finishi im në Durrës, nuk është fundi, por është një fillim që të gjithë ne të bashkohemi dhe tu tregojmë edhe popujve të vendeve tona, edhe Evropës që ne e duam këtë korridor, jemi të bashkuar e kur jemi të bashkuar jemi më të fortë.?

Në çdo qytet që përfshihet në korridorin 8 ku ka kaluar, maratonisti bullgar ka mbledhur firmat e kryebashkiakëve të këtyre qyteteve që shprehin në formë sensibilizimi dëshirën e përbashkët për realizimin e këtij korridori
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/atleti-ben-15-dite-vrap-nga-bullgaria-ne-shqiperi-permes-korridorit-viii
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended