Ora News - Budwieser Buvard në Shqipëri, birra çeke vjen përmes Eco Market

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Budwieser Budvar, birra e njohur çeke tashmë vjen në Shqipëri përmes Eco Market. E prodhuar prej vitit 1876, Budweiser shpërndahet në më shumë se 70 vende të botës.

Shija unike e birrës çeke tashmë vjen në Shqipëri përmes Ecomarket. Budweiser Budavar është e pranishme në 70 vende të botës ndërsa në Tiranë promovimi i saj, bëri bashkë personalitete të politikës dhe ekranit pavarësisht bindjeve e ndasive.

Drejtues të Eco Market shprehën besimin se bashkëpunimi me Budweiser Beer do të jetë i sukseshëm.

Atanasie Anghel: Ky bashkëpunim do të jetë i sukseshëm për dy arsye, sepse Budweiser është birra më e mirë në botë dhe sepse ne, Eco Market jemi më të mirët në Shqipëri.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, tha se mbërritja e këtij brendi ndërkombëtar në Shqipëri forcon më tej bashkëpunimin me Republikën Çeke.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/budwieser-buvard-ne-shqiperi-birra-ceke-vjen-permes-eco-market

Recommended