Wake Up/ Kosova riktheu karantinën për ata që rrezikohen më shumë nga COVID. Ja pse?
  • 4 years ago
Shtimi i rasteve me COVID-19 në Kosovë, i cili i kalon 200 të infektuar në ditë por edhe rritja e numrit të vdekjeve, kanë detyruar autoritetet kosovare që të propozojnë masa më të ashpra të cilat do të vihen në zbatim në ditët në vijim, duke rikthyer karantinën për një pjesë të qytetarëve. Masat lidhen me kufizimin e lëvizjes së personave mbi 65 vjeç dhe të sëmurëve kronikë të cilët në shumë komuna të Kosovës do tju duhet të lëvizin me orare të caktuara, në mëngjes dhe në mbrëmje ndërkohë që një masë tjetër është ajo lidhet me udhëtarët që hyjnë në shtetin e Kosovës. Të gjithë ata që vijnë nga shtete me rrezikshmëri të lartë, përfshirë këtu edhe vendet e rajonit , madje edhe nga Shqipëria do të duhet të izolohen për një periudhë 7 ditore. Në shifrat që raportohen çdo ditë nga autoritetet e Ministrisë së shëndetësisë së Kosovës rezulton se mbi 756 personel shëndetësor është infektuar nga koronavirusi, ndërkohë që 21% e të infektuarve janë të moshës 30-39 vjeç.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended