Wake Up/ Mot i bukur në dimër është shumë i rrezikshëm. Ja pse

  • 4 years ago
Çfarë është vërtet kohë (mot) e bukur? Janë këto ditë janari plot diell? Sigurisht, për disa. Por për shkencën dhe shëndetin tonë këto janë ndër ditët më të dëmshme të vitit. Në një mot që përgjithësisht specialistët e konsiderojnë me ?presion atmosferik të lartë?, problemet shtohen sidomos në qytetet e mëdha. Le ta shpjegojmë pak më gjatë: Në këto ditë me presion atmosferik të lartë, lagështia dhe të gjitha grimcat që përmban atmosfera detyrohen të qëndrojnë poshtë, në afërsi të sipërfaqes së Tokës, ku cilësia e ajrit pashmangshmërisht ditë pas dite përkeqësohet.
Por cilët janë ndotësit më të rrezikshëm në qytetet tona? Bioksidi i sulfurit, oksidet e azotit, ozoni dhe grimcat e pluhurit. Ndonëse grimcat e pluhurit janë më të rrezikshme, në ditë të tilla me diell dhe pa reshje, protagonist kryesor bëhet ozoni; një substancë që prodhohet përmes reaksioneve kimike që përdorin oksidet e azotit të gjeneruara kryesisht nga djegia e hidrokarbureve dhe që ka nevojë gjithashtu edhe për rrezatim të madh diellor (pikërisht si gjatë këtyre ditëve). Ozoni i pranishëm në atmosferë është i dobishëm pasi bllokon rrezet ultravjollcë duke mbrojtur bimësinë dhe njerëzit. Por ozoni që mblidhet nëpër qytete është tejet i rrezikshëm për organizmin e njeriut, duke dëmtuar funksionet e mushkërive. Ndaj, gjatë kësaj kohe virozat respiratore janë sheshit!
NASA ndërkohë e konsideron 2019-n vitin më të nxehtë, ndërsa këtë janar, si më të nxehtin e dekadës. Ndërsa në gjithë botën ka nisur një valë protestash për ndotjen e ajrit.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended