Pse Irani eshte i rrezikshem

  • 4 years ago
Irani është i rrezikshëm sepse shfrytëzon dhunën si mjet për ndikim. Është ky mendimi i drejtorit të Institutit Kombëtar për Demokraci (NDI) për Lindjen e Mesme dhe Izraelin, Arianit Shehu.

Ai ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ?Opinion? në Tv Klan nga Amani i Jordanisë. Shehu tha se Irani ka lidhje me grupe terroriste në Liban, Siri dhe Irak, çka e bën një vend të rrezikshëm.

?Irani është shumë i rrezikshëm sepse secili shtet jodemokratik, i cili nuk ka kompas moral, ose etik për me realizuar qëllimet e veta është jashtë rrjedhave të së drejtës ndërkombëtare, është jashtë marrëveshjeve ose kontrollit që sot e drejtojnë një botë demokratike. Secili vend është i rrezikshëm. Irani me fuqinë e vet që e ka, posaçërisht me lidhjet e veta me grupet terroriste në Liban, Siri dhe Irak dhe me tendencën që të shfrytëzojë dhunën dhe terrorin si mjete për ushtrimin për ndikim, padyshim që është i rrezikshëm?, tha Shehu.

Për sa i përket deklaratave të Liderit Suprem Ajatollah Ali Khameneit, ku kërcënonte Shqipërinë, Shehu i konsideroi si komplimente pasi fuqizon aleancën e Shqipërisë me vendet perëndimore.

?Personalisht e përshëndes deklaratën e kryeministrit Rama. Unë si shqiptar kur dëgjova deklaratën e Liderit Suprem për mua ishte kompliment sepse vetëm sa e fuqizon aleancën strategjike që ne kemi me botën e civilizuar, jo vetëm me SHBA?, tha Shehu. /tvklan.al

Recommended