Wake Up/ Pse është e rëndësishme të faktohet që KOVID-19 ka hyrë në Shqipëri që në janar
  • 4 years ago
Janë tre elementë me interes për të ditur kohën kur realisht virusi ka qenë prezent përpara rasteve zyrtare të konfirmuara sipas mjekut shqiptar Erion Dasho, Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt. Interesi i parë është ai shkencor: "Si çdo epidemi kjo që ndodhi duhet analizuar dhe nga ana shkencore, për të kuptuar se kur u shfaq për herë të parë ky infeksion, kur kaloi te njerëzit, kur doli jashtë territorit të Kinës për të prekur dhe shtete të tjera. Ky është interesi shkencor , dokumentimi i historikut të këtij virusi."
Interesi i dytë është ai praktik: "Nëse infeksioni ka filluar që në janar, kuptohet që numri i personave që janë infektuar dhe e kanë kaluar atë qoftë me simptoma qoftë pa simptoma është më i madh dhe dija e kësaj është e vetmja mënyrë për të ndihmuar popullatën. Nëse virusi ka hyrë më herët tregon që kemi një numër më të madh njerëzish të imunizuar dhe imuniteti i grupit është më i fortë."
Dhe interesi i tretë është pikëpyetja nëse masat shtrënguese ishin të nevojshme: "Në qoftë se virusi ka filluar që në janar dhe sistemi ynë shëndetësor e ka përballuar si një grip pak më atipik, ose virozë atipike, vihen në pikëpyetje mbi domosdoshmërinë e masave kufizuese."
Natyrisht sipas Dashos, ne jemi në stadin e hipotezave që duhen testuar. "Imazhet radiologjike nuk janë të mjaftueshme për të vendosur me saktësi diagnozën me KOVID-19, pavarësisht sesa të qarta duken, por ajo që e vendos vulën janë testet serologjike. Madje dhe këto teste deri në një farë përqindje e vendosin vulën."- tha ai.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended