Wake Up/ Ja pse i ngjaj më shumë babait tim Koço Kokëdhima
  • 4 years ago
Mëngjesin e sotëm në ?Wake Up? në Top Channel ishte në një lidhje këngëtarja e hiteve të shumta, Besa Kokëdhima. Pas projektit të saj ?C?est la vie? i cili u mirëprit menjëherë ajo po punon për projektin e radhës në të cilin zbuloi se do të vijë në bashkëpunim me një artist të cilin ka realizuar dhe më parë një këngë. E pyetur në studio se përse këngët e saj marrin kohë nga njëra ? tjetra ajo u përgjigj: ?Mua më pëlqen që gjërat kur të publikohen të jenë të qepura. Vetë tregu muzikor vitet e fundit ka qenë kaotik dhe në këto kohë artisti është vetë producenti. Unë jam një natyrë perfeksioniste dhe tek vetja jam shumë kritike?. Më tej e pyetur nga moderatorja Oriela Nebijaj se kujt nga prindërit i ngjan më shumë në këtë aspekt, Besa rrëfeu: ?Unë mendoj se të dy ata e kanë disi, por mami e ka në mënyrë më të shëndetshme, ka më pozitivizëm, të bëjë më të mirën. Besoj se në këtë aspekt anoj më shumë nga babi sepse babi kërkon që një gjë kur bëhet të bëhet shkëlqyer ose mos të bëhet fare. E dini çfarë më ka thënë babi vite më parë, kur unë kam qenë e vogël dhe po komentonim diçka, por nuk e mbaj mend saktësisht dhe unë i thashë babit: ?Ndoshta nuk fiton vendin e parë, por përpiqesh dhe babi më tha: ?Dëgjo ke lexuar ndonjëherë titull në gazetë që filani u përpoq të fitonte??

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended