Wake Up/ Pse fermerët nuk arrijnë të thithin fondet e BE? Programi IPARD II, ja sa do të fitojnë
  • 4 years ago
15 janari ishte afati i fundit për agrobizneset dhe fermerët që deshën të aplikonin për të përfituar nga fondet e programit IPARD II. Sipas Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ka pasur një fluks të lartë aplikimesh, ku numëroheshin mesatarisht 50 të tilla në ditë. Në dispozicion për mbështetjen e sektorit bujqësor janë vendosur vendosur 57.6 milionë euro. Duke u nisur nga problematika e thirrjes së parë, këtë radhë janë bërë disa lehtësira, në mënyrë që subjektet ta kenë më të thjeshtë përthithjen e fondeve. Kështu, aplikantëve u është dhënë më shumë kohë për plotësimin e dokumentacionit shtesë që kërkohet nga AZHBR në 15 ditë pune dhe janë përfshirë si të lejuara kontratat e huapërdorjes ose kontratat pa kundërshpërblim për marrjen në përdorim të një pasurie, si dhe u është dhënë mundësi për të aplikuar për rikonstruksionin e thertoreve. Në thirrjen e dytë, do të financohen 3 masa: Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore; Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore; diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit. Financimi fillon me një minimum prej 10 mijë eurosh dhe maksimum deri në 2 milionë euro. Përqindja e mbështetjes me fonde publike arrin deri në 70 për qind të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit. Aplikimet u hapën më 30 tetor. Pas mbylljes së kësaj faze, do të nisë verifikimi i tyre dhe më pas përzgjedhja e projekteve që do të mbështeten me grante.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended