Ora News - Fondet e BE, Halilaj: Do të hapim rreth 50 pika që do të asistojnë fermerët

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas aprovimit të fondit prej 94 mln eurosh për bujqësinë shqiptare tashmë mbetet sfidë përthithja e tyre. Në vendet e rajonit fondet Ipard janë përthithur vetëm 10% e shumës. Zv.ministri Ilir Halilaj u kërkon fermerëve shqiptarë që të drejtohen pranë këndeve të asistencës për të marrë të gjithë informacionin e duhur.

Fermerët shqiptarë që duan të përfitojnë nga fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë duhet që të plotësojnë një sërë standartesh. Ndërkohë që përthithja në rajon ka qenë jo më shumë se 10 % Zv.ministri i Bujqësisë shprehet se në të gjithë vendin do të hapen një sërë pikash për të ofruar asistencë për të gjithë fermerët.

Ilir Halilaj zv.ministër i Bujqësisë: Po krijojmë infrastrukturën e duhur që fermeri në 20 agropikat e agjencisë për zhvillim bujqësor dhe rural. Ose në të gjitha agjencitë e zhvillimit dhe te ekstensionit që varen nga Ministria e Bujqësisë që janë 33 pika në gjithë Shqipërinë. Pra në rreth 50 pika fermeri mund të paraqitet dhe të marrë informacionin e nevojshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fondet-e-be-halilaj-do-te-hapim-rreth-50-pika-qe-do-te-asistojne-fermeret

Recommended