Ora News - Programi IPARD, Rrapaj: 36 mln euro duhet të rimbursohen brenda muajit
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Agim Rrapaj, nga Këshilli i Agro-biznesit i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se brenda muajit duhet të rimbursohen 36 mln euro për fermerët.

Rrapaj: Edhe një muaj kohë kemi për të mbyllur çështjen e Ipardit. Brenda këtij muaji duhet të mbyllen të gjitha dosjet. Nuk janë pak, janë 36 mln euro për t'u rimbursuar. Është e pamundur, nëse ne nuk futemi masivisht me këtë proces. Ne duhet të bashkëpunojmë ngushtë me fermerët. Kemi 100 aplikantë që kanë 100 vështirësi dhe vështirësia kryesore është certifikata e pronësisë. Sikur të kalojmë këta që kanë aplikuar do të jetë një sukses i madh. Këta që aplikojnë kërkojnë kujdesin maksimal. Është e mundur që të kualifikohet sepse ekziston tek frytat dhe perimet, pse mos ta kualifikojmë edhe aty.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/programi-ipard-rrapaj-36-mln-euro-duhet-te-rimbursohen-brenda-muajit
Recommended