Ora News – Rikthehen maskat, brenda muajit 12 grabitje, hajdutët synojnë bizneset

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Fillimi i këtij viti ka nisur me rikthimin e maskave në vendin tonë, ku sektori që synohet nga grabitësit janë bizneset por jo vetëm.

Deri ditët e fundit nga fillimi i vitit janë kryer 12 grabitje, ku 8 prej tyre janë kryer në biznese, një biznesmeni në shtëpi, dhe 3 bankomate.

Situata konsiderohet alarmante dhe nga ekspertët e policisë. Arjan Hoxha, ish-shefi i antikrimit e lidh situatën e grabitjeve me punën e policisë, që sipas tij mos zbardhja e disa grabitjeve, rrit mundësinë që grupet kriminale të kryejnë të tjera vjedhje.

Arjan Hoxha: Një ndër arsyet është humbja e besimit që ka publiku ndaj policisë së shtetit dhe mosbesueshmëria sjell një besim te këto grupe kriminale dhe nuk ka efektin frenues.

Një arsye tjetër sipas Hoxhës është dhe gjendja ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rikthehen-maskat-brenda-muajit-12-grabitje-hajdutet-synojne-bizneset