Wake Up/ Pas pandemisë bizneset të rrezikuar edhe nga hajdutët
  • 4 years ago
Në ?do sezon veror jepen rekomandime për qytetarët përpara se ata të ikin me pushime, në mënyrë që t'i lënë sa më të sigurta banesat e tyre. Rastet e vjedhjeve shtohen më shumë në sezonin e nxehtë, duke qenë se qytetarët qëndrojnë kryesisht jashtë banesave të tyre dhe ndonjëherë nuk kujdesen për disa detaje që tërheqin vëmendjen e hajdutëve. Ekspertët e policisë këshillojnë që të mos nxirrni informacion në rrjetet sociale që tregon largimin nga banesa pasi nxit hajdutët, mos harroni të kyçni mirë dyert dhe të mos ulni grilat. Të dhënat tregojnë se vjedhjet në banesa janë shtuar pas tërmetit të 26 nëntorit në zonën e Durrësit, ndërkohë që gjatë dhe pas pandemisë ka pasur një trend në rritje të vjedhjes së bizneseve. Në tre raste më të fundit policia ka dokumentuar të paktën tre hajdutë serialë; në Korçë, Durrës dhe Tiranë. Po cili është kontigjenti i këtyre hajdutëve? Janë kryesisht adoleshentë, pa nivel arsimor...?!
Gazetari i TCH-së, Andi Bora dha një identikitin të kontigjentit të vjedhësve që veprojnë në rrethet kryesore të vendit. Gjithashtu ai shtoi se gjatë kësaj periudhe janë shtuar shumë rastet e vjedhjeve të biçikletave, këto të fundit janë bërë dhe mjeti më i preferuar lëvizës muajt e fundit.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended