Wake Up, 04/03/2015 - Pse nuk paguajmë dot më shumë - Top Channel Albania

  • 8 years ago
Bazuar në konsumin mujor të familjeve, përveç ushqimeve, një vend të rëndësishëm në buxhetin familjar zënë shpenzimet për veshjet dhe transportin. Vetëm taksa e qarkullimit brenda dy vitesh është rritur me 20 lekë për litër, pa TVSH, duke e ngarkuar 6 për qind të buxhetit të familjarëve me një çmim më të lartë. Po ashtu, shpenzimet për energjinë zënë të paktën 4.5 për qind të konsumit familjar, duke përbërë një pjesë të rëndësishme të shpenzimeve mujore. Këtë vit çmimi i këtij produkti u rrit për pjesën më të madhe të konsumatorëve, duke sjellë fatura të paktën 10 për qind më të larta, për ata që harxhojnë mbi 300 KwH .

Recommended