Ora News – "Heroina në Has", një nga turqit e shpallur në kërkim gjendet i vdekur në Prishtinë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Shtetasi turk Nejdet Çesuroglu i shpallur në kerkim për laboratorin e droges në Has është gjetur i pa jetë në një banesë në Prishtinë. Mësohet se gjithashtu në banesë janë gjetur edhe rreth 113 kilogram herionë si dhe janë arrestuar shtetasi Xhemal Shalla dhe Iskander Sale, të shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda

Një shtetas turk, i cili dyshohet se është i përfshirë në laboratorin e drogës në Has është gjetur i pa jete në një banesë në Prishtinë.

Nejdet Çesuroglu është gjetur i vdekur më 2 dhjetor 2018. Mësohet se gjithashtu në banesë janë gjetur edhe rreth 113 kilogram heroinë si dhe janë arrestuar shtetasi Xhemal Shalla dhe Iskander Sale, të shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda. Ndërkohë mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar me parë letër-porosi shtetit kosovar në lidhje me këtë shtetas, për të cilin kishte informacion se ndodhej në Kosovë.

Deri tani dyshohet se vdekja ka qenë natyrale por pritet që ekspertët të dalin me një raport përfundimtar ndërkohë që materialet pritet t'i përcillen edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila po heton ne lidhje me grupin e strukturuar kriminal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/heroina-ne-has-nje-nga-turqit-e-shpallur-ne-kerkim-gjendet-i-vdekur-ne-prishtine

Recommended