“Heroina në Has”, turku gjendet i vdekur në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ishte shpallur në kërkim për laboratorin e droges në Has, është gjetur i vdekur në një banesë në Prishtinë shtetasi turk Nejdet Çesuroglu.Informacionet bëjnë me dije se në banesë janë gjetur gjithashtu rreth 113 kilogram herionë  si dhe janë arrestuar shtetasi Xhemal Shalla dhe Iskander Sale, të shpallur në kërkim nga Krimet e RëndaNejdet Çesuroglu është gjetur i vdekur më 2 dhjetor 2018. Në kuadër të operacionit FIRMA, është gjetur i vdekur shtetasi turk Cesuroglu, i datelindjes 03.02.1969.Gjate kontrollit te baneses , tek nje dhome e mbyllur jane gjetur tre valixhe te mbushura me 113 kg e 507 gram lende heroine, per kete fakt jane arrestuar nga autoritetet kosovare kater shtetas.Ndërkohë mësohet se  Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar me parë  letër-porosi  shtetit kosovar në lidhje me këtë shtetas, për të cilin kishte informacion se ndodhej në Kosovë.Deri tani dyshohet se vdekja ka qenë natyrale por  pritet që ekspertët të dalin  me një raport përfundimtar ndërkohë që materialet pritet t'i përcillen edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila po heton ne lidhje me  grupin e strukturuar kriminal.
Recommended