Ora News - Para për të kaluar sirianët dhe shkelësit e Shengenit, pranga 6 policëve në Kakavijë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjashtë punonjës të policisë kufitare në Gjirokastër kanë përfunduar në prangat e kolegëve të tyre të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në pranga përfunduan:

? Gentian Gjolleshi, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

? Luan Shosha, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

? Roland Gega, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

? Afrim Çomo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

? Edmond Nikolla, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

? Fatmir Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

? Besnik Sinani, nga Fieri.

"Pas një hetimi disa mujor pro-aktiv me metoda speciale të hetimit, SHÇBA ka goditur veprimtarinë e paligjshme të ushtruar nga 6 punonjës policie dhe disa shtetas, në vijën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, në zonën e Kakavijës", sqaron Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit bën me dije se duke shpërdoruar detyrën, këta punonjës policie në kohë të ndryshme kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimit, për shtetas të ndryshëm që kanë patur probleme me lëvizjen në zonën ?Shengen?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arrestohen-6-police-ne-gjirokaster-korrupsion

Recommended